Kapiteni i Tottenhamit, Ledley King, është arrestuar për shkak të një sulmi ndaj një personi tjetër, në orët e hershme të mëngjesit.
Policia londineze zbuloi se kishte arrestuar një djalosh 28-vjeçar para një klubi të natës në lagjen Soho të Londrës, e që thuhet se është pikërisht mbrojtësi i qendrës i Tottenhamit.
“Një burrë 28-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se fizikisht ka sulmuar një njeri të moshës 20-vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i policisë londineze.