Themeluesit e "Skype", Niklas Zennstrom dhe Janus Friis planifikojnë që sërish të bëhen pronarë të shërbimit të njohur për VoIP (Voice over Internet Protocol).
“The New York Times” njofton se themeluesit janë duke i grumbulluar paratë e tyre dhe po kërkojnë investitorë në mënyrë që ta blejnë Skype-n që në vitin 2005 ia kanë shitur eBay-t për 2.6 miliardë dollarë, që më vonë me anë të bonuseve kjo shifër ka arritur në 3.1 miliardë.
Në ndërkohë, Zennstrom dhe Friis e kanë themeluar fabrikën “Atomico”, e cila qëndron prapa shërbimit për video, Joost.
Skype në kohën e shitjes ka pasur 53 milionë shfrytëzues të regjistruar, ndërsa tani ka 405 milionë shfrytëzues. Për shkak të çmimit të lire të thirrjeve ndërkombëtare, Skypë mban 8% të të gjithë fitimit të telefonisë ndërkombëtare, ndërsa popullariteti i tij po rritet vazhdimisht, sidomos pas prodhimit të platformave të tilla telefonike, siç është iPhone.