Automjeti i parë ‘kupe’ i kompanisë koreane Kia, karakterizohet me dizajn atraktiv edhe pse pak a shumë ngjanë me Civic. Platforma është thuajse krejtësisht e re, e cila duhet të mundësoji aftësi më të mira të vozitjes
Plani për ta pushtuar tregun botëror të automjeteve, nuk mund të realizohet pa një model sportiv. Për këtë arsye, Kia i ka kushtuar vëmendje të veçantë konstruktimit të këtij modeli, i cili krahas pamjes së bukur duhet të jetë i këndshëm në vozitje dhe nuk duhet të kushtojë shtrenjtë.
Tërheqja është me rrotat e para, ndërsa sa i përket motorizimit, do të ekzistojnë automjete me lloje të ndryshme të motorëve benzinë: me 2.0 me 156 KF dhe 2.4 me 173 KF.
Do të jenë në dispozicionin automjetet me marshe manuale dhe automatike, te motori më i dobët me pesë shkallë (4+R), ndërsa te automjetet me motorin më të fortë me nga një shkallë më shumë.
Kia Koup pritet që premierën e saj ta përjetojë në panairit automobilistik në Frankfurt gjatë muajve të fundit të këtij viti.